Elona Lopari njihet si Katalizatorja e Biznesit, duke ndihmuar pronarët elitë të bizneseve dhe organizatave të bëhen lojtarë të rëndësishëm në fushën e tyre dhe të arrijnë suksese miliona dollarëshe në bizneset e tyre.
Ajo bashkëpunon me pronarë të bizneseve të vogla dhe korporata për të krijuar dhe zbatuar një plan që rrit impaktin, fitimet, redukton stresin dhe arrin rezultatet e dëshiruara. Elona ka mbi 20 vite përvojë në menaxhimin operacional në industri të ndryshme te shërbimeve. Ajo i shërben klientëve të saj ndërkombëtarisht në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Evropë dhe Australi.
Elona ka mbaruar bachelorin per menaxhim biznesi e finance dhe masterin per Neuroscience ose shkencen e trurit.
Elona është gjithashtu një autore bestseller e shumë librave dhe flet në skena globale, ku ndan mesazhin e saj me pasion si folëse kryesore. Ajo është shfaqur në publikime të njohura si Disrupt, NY Weekly, Business Insider, CEO Weekly, The Business News, dhe Famous Times dhe eshte vleresuar me cmime te rendesishme per nje impakt global.
Si një ish-drejtoreshe e një kompanie Fortune 500 që ka ndërtuar dhe udhëhequr ekipe në mbi 20 lokacione në SHBA, programet dhe konsulencat e Elonës përfshijnë strategji korporatash miliarda dollarëshe të kombinuara me shpejtësinë dhe dinamikën e strategjive më të fuqishme të marketingut online të sotëm.
Ajo është CEO e Shkolles se Jetes, The Life School, ku ndihmon Liderët Vizionarë të zhvillojnë biznese me trashëgimi dhe qëllim përmes implementimit së Brendimit, Marketingut, Shitjeve Sistemve Operacionale dhe Ekipeve, në mënyrë që të maksimizojnë Ndikimin dhe Të Ardhurat për të bërë më shumë të mira në shoqeri e me tej.
Gjithashtu, mund të gjeni librat e tjerë të saj si “Connecting the Dots Backwards”, “Purpose Driven Entrepreneurship”, ditarin “Connecting the Vision Backwards”, dhe planifikuesin “Focus on Purpose” të disponueshëm në Amazon.
Ajo është gjithashtu një lidere biznesi shpirtëror dhe ka krijuar një komunitet me ndikim të mbi 30,000+ sipërmarrësish vizionarë të udhëhequr nga zemra.
Elona është me origjinë shqiptare dhe jeton në Nju Jork prej më shumë se 25 vitesh.
Elona eshte e hapur per te kontribuar ne panele ne media, duke shtuar vlere tek audienca tyre permes kendveshtrimeve, eksperiencave dhe ekspertizes e formimit te saj ne teresi.
Disa nga temat e sygjeruara jane ne fushen e psikologjise, temave sociale e te zhvillimit profesional.
Keto jane disa sygjerime te temave me konkrete qe ajo ka marre pjese dhe me pare.
1. Si te gjejme realizimin personal e profesional qe kerkojme si gra ose per shoqerine me gjere.
2. Si te caktojme dhe realizojme qellimet qe duam te arrime.
3. Si te ndertojme nje sipermarrje me ndikim pozitiv ne shoqeri.
4. Endrra Amerikane: A egziston vertet?
5. Si te permiresojme shendetin tone mendor ose si te parandalojme abuzimin psikoligjik e fizik ne familje.
6. Si te masterojme artin e komunikimit.
Elona eshte nje ligjeruese profesionale dhe e hapur per te marre pjese si ligjeruese kryesore, moderatore kryesore e paneli, spikere ne eventet tuaja.
Open today | 09:00 am – 05:00 pm |
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.